21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë seksuale. Ai është akuzuar nga një turiste gjermane 18-vjeçare, e cila po kalonte pushimet në rivierën italiane gjatë fundjavës së parë të korrikut bashkë me dy shoqe.
I riu, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte njohur me tre vajzat, të gjitha bashkëmoshatare dhe të ardhura nga Gjermania. Të katërt kishin lënë takim në një diskotekë në Rimini mbrëmjen e së dielës, më 5 korrik.
Sipas rrëfimit të vajzës, pasi kishin kaluar disa orë së bashku, katër të rinjtë kishin shkuar në plazh, pasi kishin konsumuar sasi të mëdha pijesh alkoolike. Më pas, dy të rinjtë ishin veçuar nga grupi.
Në këtë pikë, gjithmonë sipas dëshmisë së 18-vjeçares, 21-vjeçari dyshohet se e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj. Ajo kishte bërë rezistencë me të gjitha forcat, por ai e kishte mposhtur dhe zhveshur me forcë, duke përfituar nga gjendja e saj e dehur. Të nesërmen, vajza u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë kallëzim.
21-vjeçari i mohon të gjitha akuzat. Sipas versionit të tij, mes të dyve kanë pasur vetëm disa puthje dhe marrëdhënia ka qenë me pëlqimin e vajzës.
“Klienti im është i bindur për pafajësinë e tij dhe, për të dëshmuar qetësinë e tij, ua dorëzoi pa asnjë hezitim të brendshmet e tij forcave të rendit për kryerjen e analizave,” shpjegoi avokati.
Prokuroria e Riminit i ka kërkuar gjyqtarit për hetimet paraprake të zhvillojë një procedurë të posaçme për marrjen e provave, me qëllim rindërtimin e dinamikës së mbrëmjes që dy të rinjtë kaluan së bashku.
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov