Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik 2026 | 17:57

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Moska do tu përgjigjet ashpër sulmeve ukrainase në territorin e saj. Putin bëri me dije se sulmet do të jenë disa herë më të fuqishme, duke shtuar se shkalla e përgjigjeve të tilla do të rritej.

Tre burime pranë Kremlinit thanë për Reuters javën e kaluar se Putin po i refuzonte thirrjet për bisedime paqeje me Kievin. Ndërsa sulmet ukrainase me dronë ndaj objekteve energjetike dhe porteve ruse thuhet se kanë forcuar qëndrimin e Moskës për vazhdimin e luftës.

Moska ka kërcënuar të përshkallëzojë luftën që ka vazhduar në Ukrainë për më shumë se katër vjet, pasi Kievi ka synuar rafineritë dhe tankerët rusë të naftës në javët e fundit, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti brenda Rusisë.

Dronët ukrainas goditën 15 anije ruse në Detin e Azov gjatë natës, përfshirë shtatë anije cisterna, tha të hënën komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët të hënën se kishte goditur infrastrukturën e përdorur për transportimin e ngarkesave ushtarake për forcat e armatosura ukrainase, duke shkaktuar dëme në portin ukrainas të Chornomorsk, pranë Odessa.

Ministria ruse tha gjithashtu më vonë se dronët rusë kishin bombarduar dy anije mallrash të përdorura nga forcat e armatosura ukrainase në portin e Pivdenny në rajonin e Odessa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026