Gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë

13 Korrik 2026 | 20:19

Federata Holandeze e Futbollit ka bërë publik lajmin tronditës së gjyqtari holandez, Rob Dieperink, është ndarë nga jeta në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.

 Gjyqtari 37-vjeçar raportohet se është gjetur pa jetë këtë të hënë, ndërsa policia ka rrethuar rrugën ku gjendet banesa e tij. Hetimet policore janë mbyllur dhe është bërë e ditur se në ngjarje nuk përfshiheshin palë të treta, por për të ruajtur privatësinë e familjes së të ndjerit, nuk janë bërë publike detajet e ngjarjes.

Dieperink ishte një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai ka shërbyer në ndeshje të shumta dhe në EURO 2024 ishte pjesë e skuadrave të VAR-it, duke gjykuar ndër të tjera edhe duelin Itali-Shqipëri. Të shtunën e kaluar, ai kishte drejtuar një miqësore mes GA Igëlls dhe Apollon FC.

Ai kishte qenë fillimisht në listën e gjyqtarëve të grumbulluar nga FIFA për Botërorin 2026. Por më pas gjyqtari u përjashtua nga lista pas një ngjarje që ndodhi në një hotel në Londër pas një ndeshje të Ligës së Konferencës.

Ai u arrestua në prill pas sfidës Kristal Palas-Fiorentina, me akuzën se kishte sulmuar një të mitur dhe dy akuza të tjera. Më pas ai u la i lirë dhe akuzat ndaj tij ranë për shkak të mungesës së provave. Megjithatë, kjo mjaftoi që FIFA ta hiqte atë menjëherë nga listat e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë

 Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardhur koha për të zgjedhur...
22:25 | 13/07/2026

Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar

Liverpooli hap një kapitull të ri. Pasi mandati i Arne Slot mbaroi pas sezonit të tij të dytë, Reds ia besuan stolin Andoni Iraolas. I ardhur...
22:24 | 13/07/2026