Episodi i pazakontë, bizoni ndjek të moshuarin në SHBA, momenti kur e godet në ajër
Një dem ka sulmuar një burrë të moshuar, duke e goditur me kokë dhe duke e rrëzuar në ajër në Parkun Kombëtar Yellowstone të Wyomingut të SHBA-së.
Pamjet e incidentit të publikuar në rrjete të ndryshme tregojnë një djalë dhe gjyshin e tij duke bërë një foto të demit ndërsa ai shtrihet në bar, disa ,momente përpara se kafsha afro 900 kilogram-ëshe të hidhet në këmbë dhe t’i ndjekë nga pas.
Burri, i cili është identifikuar nga mediat amerikane si 65-vjeçari Carl Isom-McDaniel, pësoi lëndime të shumta. Sipas dëshmitarëve, dhimbjet e tij ishin të shumta.
Më tej, sipas New York Times, i moshuari është dërguar në spital. Shërbimi i Parqeve Kombëtare (NPS) nuk ka publikuar asnjë informacion në lidhje me sulmin.
“Demat mund të duken të qetë, por këto kafshë të mëdha kanë plagosur më shumë njerëz në Yellowstone sesa çdo kafshë tjetër”, thotë organizata në faqen e saj të internetit.
NPS këshillon vizitorët e Yellowstone të qëndrojnë të paktën 23 metra larg demave në çdo kohë dhe “të mos i afrohen kurrë një bizoni për të bërë një foto”.
Vera është stina më e ngarkuar në Yellowstone, sipas NPS. Gati 60% e vizitave vjetore ndodhin vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.
Korriku përkon me sezonin e çiftëzimit të kafshës, periudha e “kulmit të riprodhimit” ku nivelet e testosteronit tek demat janë të larta, tha Jennifer Barfield, udhëheqësja shkencore në Laramie Foothills Bison Conservation Herd të Kolorados.
“Kjo do të ndikojë vërtet në sjelljen e tyre dhe ata do të jenë potencialisht më të paparashikueshëm sesa në kohë të tjera të vitit”, tha ajo.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit