Anija cisternë norvegjeze sulmohet pranë Omanit, zjarri përfshin dhomën e motorëve
Një anije cisternë në pronësi të kompanisë norvegjeze të transportit detar Stolt-Nielsen është sulmuar herët këtë mëngjes në brigjet e Omanit, në një tjetër incident që rrit tensionet në rajonin e Gjirit.
Kompania bëri të ditur se anija Stolt Magnesium u godit në Detin Arabik, pothuajse në të njëjtën kohë kur dy tankerë të Emirateve të Bashkuara Arabe u sulmuan me raketa iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas deklaratës së Stolt-Nielsen, sulmi shkaktoi një zjarr në dhomën e motorëve të anijes. Megjithatë, i gjithë ekuipazhi u evakuua në siguri dhe nuk raportohet për viktima në bordin e saj.
Më vonë, Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar raportuan një tjetër incident në brigjet e Omanit, në një vendndodhje që përputhet me pozicionin e Stolt Magnesium, sipas të dhënave të transportit detar.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se dy anije cisternë të vendit, Mombasa dhe Al Bahiyah, u goditën nga raketa iraniane gjatë lundrimit në kalimin jugor të Ngushticës së Hormuzit, brenda ujërave territoriale të Omanit.
Sipas autoriteteve të emirateve, nga sulmet humbi jetën një anëtar i ekuipazhit, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve e dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një “sulm të paturpshëm” dhe një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë