Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në
Disa shpërthime janë raportuar në ishullin Qeshm, në jug të Iranit, ndërsa tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit vijojnë të përshkallëzohen për shkak të situatës rreth Ngushticës së Hormuzit.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars raportoi për shpërthimet, por pa dhënë detaje mbi shkakun e tyre apo objektivat e prekura.
Ndërkohë, agjencia tjetër iraniane Tasnim njoftoi se një predhë amerikane shpërtheu pranë një impianti të furnizimit me ujë dhe energji në ishullin Kish.
Incidentet vijnë në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani kanë intensifikuar përplasjet ushtarake në rajon, me sulme të ndërsjella dhe tensione të reja rreth një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë, Ngushticës së Hormuzit.
Pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synonte ndalimin e konfliktit dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje afatgjatë, palët kanë vijuar përballjen ushtarake në ditët e fundit.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë