Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

15 Korrik 2026 | 10:56

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres, Ann Widdecombe.

Ai tha se politika ishte “errësuar” gjatë dekadës që ai kishte qenë larg Westminsterit. Vrasja e Widdecombe tani po hetohet nga policia kundër terrorizmit dhe ka nxitur debat të ripërtërirë mbi sigurinë e ofruar për politikanët.

I pyetur pse mendonte se politika në vijën e parë ishte bërë kaq e rrezikshme, Burnham tha: “Është e lehtë të fajësosh mediat sociale, por duket sikur po kanë njëfarë ndikimi në ndërtimin e atij lloj toksiciteti që është rreth debatit politik.”

“Është padyshim e tmerrshme ajo që i ndodhi Ann-it.E njihja Ann-in për shumë vite në Dhomë – ne shkonim mirë dhe të gjithë shkonin mirë, por duket sikur diçka ka ndryshuar”, tha ai.

Siguria e politikanëve ka qenë një çështje e spikatur vitet e fundit, me vrasjet e deputetit konservator Sir David Amess në vitin 2021 dhe deputetes laburiste Jo Cox në vitin 2016.

Qeveria konservatore njoftoi një paketë prej 31 milionë paund për të rritur sigurinë për deputetët në maj 2024.

Një rishikim i vitit 2022 pas vrasjes së Sir David çoi gjithashtu në dhënien e këshillave të personalizuara për sigurinë deputetëve bazuar në rrethana individuale, në vend të një sërë masash të standardizuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026