Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

15 Korrik 2026 | 11:57

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror ka kryer kontrolle për nivelin e zhurmave dhe zbatimin e orarit të aktiviteteve me muzikë në qytet si dhe në Velipojë.

Sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, efektivët kanë organizuar grupe kontrolli në terren. Në bazë të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar, ata kanë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në Shkodër dhe Velipojë.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë kryer kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për aktivitetet me muzikë në ambiente të hapura dhe në qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00 ndërsa janë organizuar takime sensibilizuese me pronarë dhe administratorë subjektesh, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurmë nga muzika.

Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo shkelje dhe çdo paligjshmëri që hasin, duke u garantuar anonimat dhe ndërhyrje të menjëhershme në përputhje me ligjin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026