Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

15 Korrik 2026 | 21:40

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të qindra të dënuarve dhe ulje dënimi për qindra të tjerë.  Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Drejtësisë, 541 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgjet, ndërsa 803 të dënuar përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu, 173 raste përfitojnë nga rillogaritja e dënimit dhe 67 të dënuar nga bashkimi i dënimeve. Nga ana tjetër, 609 persona nuk përfitojnë nga amnistia, pasi nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj.

Institucionet e vuajtjes së dënimit me numrin më të lartë të të liruarve janë Lushnja me 127 të liruar, Fieri me 104 dhe Reçi me 101 te liruar.   

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka deklaruar se nga amnistia nuk përfitojnë personat e dënuar për vepra që jane hetuar nga SPAK dhe GJKKO-së, si dhe autorët e një sërë veprave të rënda penale të përjashtuara me ligj.

Nga amnistia e këtij viti, bie në sy Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi dhe Erisa Fero, e dënuar në një çështje të lidhur me trafik narkotikësh ish-punonjëse e AKSHI-t.

Procesi i lirimit po zhvillohet në të gjitha burgjet e vendit nën mbikëqyrjen e autoriteteve përgjegjëse dhe pritet të përfundojë brenda ditës. Amnistia synon, krahas efektit humanitar për kategori të caktuara të të dënuarve, edhe uljen e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026