“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e cila u shpreh se “po të ishte në vend të Slobodan Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë”.
Sipas Sveçlës, kjo nuk është thjesht një deklaratë personale, por reflekton qëndrimin historik dhe politikat e vazhdueshme që ka pasur Serbia ndaj shqiptarëve .
I pyetur nëse një deklaratë e tillë është qëndrimi i saj personal, apo një qëndrim i Serbisë ndaj Kosovës, Sveçla përgjigjet se;
“Absolutisht se nuk është një deklaratë personale e një individi. Pikë së pari, ajo është ministre e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal në qeverinë e Serbisë, por po ashtu reflekton qëndrim të Serbisë — një qëndrim historik kundër shqiptarëve përgjatë gjithë historisë.
Nuk është hera e parë që ne jemi viktimë e dhunës serbe. Duke qenë se edhe në fund të viteve 1980 ne kishim një valë shpërnguljesh të shqiptarëve nga trojet e tyre, pastaj edhe para Luftës së Dytë Botërore, po ashtu pas Luftës së Dytë Botërore, fakti se shumica e banorëve apo shqiptarëve të Kosovës jetojnë jashtë Kosovës, fakti se ne kemi një mërgatë të fuqishme është si rezultat i represionit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo vetëm është një episod i ri, një dëshirë e saj dhe e qeverisë së saj për të ripërsëritur historitë e dhimbshme të shqiptarëve”, tha ministri.
Sveçla u pyet edhe mbi reagimin e Ivica Daçiçit, teksa ky i fundit tha se “për çdo serb që nuk e ndjen veten të tillë, le të shkojnë e të kthehen në Shqipëri, në Kosovë”.
Ai vë në dukje se as Ivica Daçiç i cili e mbrojti deklaratën e ministres serbe dhe as Aleksandar Vuçiç nuk janë distancuar asnjëherë nga trashëgimia gjenocidale e Millosheviçit.
“As qëndrimi i tij nuk është i panjohur për shqiptarët. Ai është tash Ministër i Punëve të Brendshme, ka qenë edhe Ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe Zëvendëskryeministër, ka qenë numri dy i Millosheviçit. Ai është kryetar i partisë së Millosheviçit, Partisë Socialiste të Serbisë, dhe asnjëherë ata nuk janë distancuar nga politikat gjenocidale të Millosheviçit, as ndaj shqiptarëve, as ndaj boshnjakëve, as ndaj kroatëve.
Por, edhe vetë fakti se Serbia vazhdon të jetë një element destabilizues për rajonin thotë mjaft. Fundja, edhe vetë Vuçiçi ka qenë numri dy i Sheshelit, i dënuar nga Haga për krime lufte. Edhe Vulini ka qenë numri dy i gruas së Millosheviçit. Do të thotë është e njëjta klikë, janë numrat dy në pushtet, e njëjta politikë, veçse rrethanat janë më ndryshe.
Tashmë shqiptarët në Kosovë nuk janë viktima të Serbisë, meqenëse ne shtetin tonë për çdo ditë po e forcojmë instrumentet e ligjit dhe aparatin që mbron qytetarin e Republikës së Kosovës. Për çdo ditë po e forcojmë, dhe përveçse deklarata, përveçse kërcënime, këto mund të jenë edhe në nivel dëshirash”, tha Xhelal Sveçla.
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen