Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që ai e quajti “terror i ekstremit të majtë”.
Në një fjalim në hapjen e një konference në Uashington të quajtur Ministerial mbi Ringjalljen e Terrorizmit Politik, Rubio tha se kërcënimi nga militantizmi islamik ishte zvogëluar ndjeshëm falë përpjekjeve të koordinuara ndërkombëtare.
“Ne mundemi dhe duhet ta identifikojmë dhe hartëzojmë këtë kërcënim dhe të rindërtojmë arkitekturën tonë kundër terrorizmit për ta mposhtur atë”, tha Rubio, duke përshkruar një kërcënim nga grupet që synojnë politikanët dhe infrastrukturën, të cilat ai tha se ishin të motivuara nga urrejtja ndaj Perëndimit dhe suksesit të tij.
Rubio tha se grupet e krahut të majtë punojnë me shtete të huaja armiqësore ndaj SHBA-së, duke përmendur rrjetet iraniane të ndërmjetësuara si gjithnjë e më të lidhura ngushtë me grupet militante të majta në të gjithë botën, megjithëse ai nuk dha prova për lidhje të tilla.
Ai gjithashtu akuzoi udhëheqësit komunistë të Kubës se kanë ndihmuar në ndërtimin e së majtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara, pa ofruar prova për të mbështetur pretendimin.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë përparësi kundërshtimin e grupeve të krahut të majtë. Trump e veçoi lëvizjen gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 dhe u zotua të ndërmarrë veprime kundër grupeve të krahut të majtë që ai i akuzon për nxitje të dhunës pas vrasjes së aktivistit konservator dhe aleatit të Trump, Charlie Kirk, vitin e kaluar.
Por grupet e lirive civile, përfshirë Unionin Amerikan të Lirive Civile, kanë paralajmëruar se përcaktimi i grupeve si organizata terroriste të ekstremit të majtë rrezikon të shënjestrojë protestat e ligjshme dhe kundërshtarët politikë në vend të kërcënimeve të vërteta të sigurisë.
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA