Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje, mes tyre një fëmijë
Katër pjesëtarë të një familjeje u plagosën rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në Velipojë.
Nëna 40 vjeçe dhe 3 fëmijët e saj të moshave 19, 15 dhe 11 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me helikopter drejt spitalit të djegie plastikës në Tiranë.
Mësohet se familja Gjoka, pronarë të hotelit ku shpërtheu bombola e gazit sapo ishte kthyer nga Italia dhe po bënin pastrimin e ambienteve për të pritur pushues.
Bëhet e ditur se katin e parë të këtij hoteli ka pasur edhe bombola të tjera që kanë shpërthyer, duke shkaktuar djegien e rëndë të 4 pjesëtarëve të familjes Gjoka.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithçka brenda është shkrumbuar.
Burime nga spitali i djegie plastikës në Tiranë bëjnë me dije se pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.
Gazetarja Elona Gjylmi raportoi se nga mjekët është bërë me dije që nëna 40-vjeçare është në gjendje disi më të stabilizuar me djegie në 60 për qind të trupit, ndërsa tre fëmijët janë në gjendje më të rënduar të djegur në 85-90 për qind të trupit.
Sipas autoriteteve të zjarrfikësve, 90% e zjarreve në banesa ndodhin për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta