Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion hakmarrës pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.
Sipas deklaratës së Gardës Revolucionare, objektivat e sulmit ishin sistemet e radarëve dhe avionët ushtarakë amerikanë të vendosur në bazë.
“Duke vazhduar operacionet hakmarrëse të natës së kaluar, luftëtarët e Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike kryen një sulm të rëndë dhe të papritur ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në Katar, për të ndëshkuar agresorin”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet iraniane e paraqitën sulmin si përgjigje ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit. Deri më tani nuk ka një konfirmim të pavarur nga autoritetet amerikane ose ato të Katarit mbi pretendimet e Iranit për objektivat e goditura apo dëmet e shkaktuara.
Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve