Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
Kryeministri hungarez Peter Magyar shprehu të shtunën mbështetje për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të reformës kushtetuese të vendit.
Magyar tha se do të mbështeste uljen e moshës së votimit gjatë hartimit të një kushtetute të re, duke argumentuar se shumica e hungarezëve nën 18 vjeç janë mjaftueshëm të informuar dhe të përgatitur për të marrë pjesë në vendimmarrjen demokratike.
“Unë besoj se sot shumica dërrmuese e atyre nën 18 vjeç janë mjaftueshëm të përgatitur dhe të informuar për të pasur një zë në vendimet tona të përbashkëta”, shkroi ai në X.
Propozimi vjen në një kohë kur qeveria maqedonase, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2026, po përgatit një paketë të gjerë reformash kushtetuese.
Në të njëjtin postim, Magyar tha se qeveria e tij kishte ringjallur traditat parlamentare pas asaj që ai e përshkroi si 16 vjet përpjekjesh nga ish-kryeministri Viktor Orban për të dobësuar rolin e parlamentit.
Ai gjithashtu mbështeti vendosjen e kufizimeve të mandatit për anëtarët e parlamentit përmes ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se kjo do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së politikës parlamentare.
Mosha e votimit është bërë temë debati edhe në vende të tjera të Evropës. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi këtë javë se planifikon të ulë moshën e votimit në 16 vjeç para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme të vendit.
Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët