Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
Përshkallëzohet konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa të shtunën në mbrëmje ushtria amerikane kreu një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke goditur kapacitetet e mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), operacioni kishte në shënjestër edhe njësi të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të cilat Uashingtoni i konsideron përgjegjëse për sulmin në Jordani ku humbën jetën dy ushtarë amerikanë, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Autoritetet iraniane konfirmuan se ishulli Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, u godit gjatë sulmeve.
Në kundërpërgjigje, Irani njoftoi se kishte ndërmarrë sulme me dronë ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Kuvajt. Sipas agjencisë iraniane Tasnim, objektivat ishin Kampi Udairi dhe Baza Ajrore Ali Al Salem, në atë që u cilësua si një operacion në shkallë të gjerë me dronë kamikazë.
Ky ishte raundi i tetë radhazi i sulmeve amerikane ndaj objektivave iraniane. CENTCOM deklaroi se operacioni synon të dobësojë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lundrimin tregtar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, si dhe të ndëshkojë forcat që, sipas SHBA-së, qëndrojnë pas sulmit ndaj trupave amerikane në Jordani.
Përplasjet mes dy vendeve janë intensifikuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ndaj objektivave dhe infrastrukturës strategjike, duke rritur shqetësimet për një zgjerim të konfliktit në rajon.
Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 09:05 E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
- 09:03 Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues