28 persona nën akuzë për trafik droge, lihen në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 28 personave të vënë nën akuzë për trafikun e drogës ka përfunduar dhe Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK.
SPAK i ka qëndruar kërkesës së parë ku cilësohet masa e sigurisë “arrest me burg” për 24 persona dhe “arrest shtëpie” për katër persona të tjerë, mes të cilëve dhe prokurori, Maksim Sota.
Ky i fundit para Gjykatës i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendimet e dëshmitarëve.
Përpara togave të zeza të GJKKO-së ai është shprehur se nuk ka lidhje me asnjë nga personat e përfshirë në trafik. Përsa i përket banesës me qira, Sota pretendon se në Vlorë jeton në banesën e vëllait të tij dhe në asnjë vend tjeter. Gjithashtu ka shtuar se jeton mes Krutës së Lushnjës dhe Vlorës. Sipas tij, në qytetin bregdetar shkon vetëm kur është i gatshëm.
Janë gjithsej 38 urdhër-arreste në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Spanjë nga një operacion në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, SPAK-un dhe Anti-mafian italiane. Nga operacioni janë goditur 4 grupe kriminale, të cilët trafikuan 6 tonë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, heroinë dhe kokainë drejt Italisë.
Katër personat në arrest shtëpie
- Luan Zylyftari
- Artur Krasniqi
- Ilirjan Balla
- Maksim Sota
24 personat që janë arrestuar me burg:
- Aleks Memaj
- Jovan Memaj
- Aleksandër Neço
- Shkëlzen Kamberi
- Benard Tahiraj
- Mereglen Çaçi
- Erind Hysomenaj
- Klajdi Ademi
- Toni Kushi
- Erion Hoxhara
- Çezar Gjomemo
- Sajmir Kurti
- Malton Lleshi
- Shkëlzen Daci
- Eltion Bregasi
- Paul (Agustin) Deda
- Hekuran Marku
- Hamid Seferi
- Leonidha Sejdiaj
- Ilir Gaba
- Geri Zylyftari
- Erlind Zylyfttari
- Artan Zylyftari
- Festim Lela
Në seancë kanë qenë 18 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë të ndaluar më herët, ndërsa 10 të tjerët janë ende persona në kërkim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohet prokurori i Vlorës dhe shefi i Sektorit kundër Trafiqeve
- “U sekuestruan 6 tonë drogë e miliona euro pasuri”, Kraja: 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë ndihmuan hetimet
- I penduari i drejtësisë tregon si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës që çoi në pranga prokurorin dhe zyrtarët e policisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta