Rriten çmimet e naftës në SHBA, ndërsa Uashingtoni dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme

21 Korrik 2026 | 08:21

Çmimet e benzinës në SHBA janë rritur përsëri në një mesatare kombëtare prej 4 dollarësh për galon (3.8 litra), ndërsa SHBA-të dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme, raporton AP.

Duke cituar të dhëna nga klubi i motorëve AAA, agjencia tha se mesatarja kombëtare për benzinën është rikthyer në nivelin 4 dollarë, nga 3.14 dollarë për galon në këtë kohë të vitit të kaluar.

Si një pikë referimi në të gjithë vendin, kjo mesatare do të thotë që shoferët në disa shtete tashmë paguajnë më shumë se 4 dollarë për galon, me çmimet rajonale që ndryshojnë në bazë të furnizimit lokal me karburant dhe taksave shtetërore.

Çmimet e benzinës në SHBA arritën një rekord katërvjeçar prej më shumë se 4.50 dollarë për galon në maj, ndërsa mesatarja kombëtare ra në 3.79 dollarë për galon në fillim të këtij muaji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej...
18:09 | 21/07/2026

Pentagonit po i mbarojnë fondet, Trump i kërkon ndihmë Kongresit. Kushte nga demokratët

Pentagonit po i mbarojnë fondet dhe sekretari i Luftës, Pete Hegseth do t’i drejtohet Kongresit për t’u përballur me problemin, që po bëhet gjithnjë e...
18:03 | 21/07/2026

Turqia refuzon të mbështesë marrëveshjen 27 mld euro të NATO-s për tubacionet e karburantit ushtarak

Turqia ka refuzuar të mbështesë një përmirësim prej 27 miliardë eurosh të rrjetit të tubacioneve të karburantit ushtarak të NATO-s, sipas dy diplomatëve të aleancës,...
17:28 | 21/07/2026