Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

21 Korrik 2026 | 12:41

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa e tij e përkohshme globale prej 10% është planifikuar të skadojë të premten.

FT tha se detyrimet e reja më të menjëhershme pritet të jenë në të njëjtin nivel me tarifat prej 10% që janë aktualisht në fuqi, por administrata po punonte gjithashtu në hetime të tjera që mund t’i jepnin asaj autoritetin ligjor për të propozuar detyrime më të larta.

Gjithashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se presidenti Trump po vendos tarifa prej 50% për shumicën e mallrave kanadeze në përgjigje të hakmarrjes së vendit ndaj tarifave të mëparshme të SHBA-së, duke deklaruar se Kanadaja ka diskriminuar padrejtësisht makinat, alkoolin dhe produktet e qumështit amerikan.

Tarifat do të prekin një gamë të gjerë produktesh, tha Shtëpia e Bardhë, duke përfshirë verën, shkopinjtë e hokejit dhe çimenton. Ato përfshijnë gjithashtu mallra që më parë mbroheshin nga taksat e importit sipas marrëveshjes Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada, USMCA.

Tarifat e reja do të përjashtojnë produktet e energjisë, peshkun, mineralet kritike dhe potasin. Ato gjithashtu përjashtojnë produktet që tashmë i nënshtrohen tarifave që synojnë mbrojtjen e sigurisë kombëtare, të tilla si çeliku dhe alumini.

Shtëpia e Bardhë tha se tarifat do të hyjnë në fuqi brenda 30 ditësh, duke lënë kohë për negociata të mundshme midis dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën dhe u tha gazetarëve se ata ranë dakord të intensifikojnë...
18:37 | 21/07/2026

“Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta “godasin” Malin Kazmë të Iranit “shumë shpejt”. Objekti i fortifikuar nëntokësor ndodhet rreth një milje...
18:15 | 21/07/2026

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej...
18:09 | 21/07/2026