Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e vendit.
Ambasada më tej thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësisht pjesë në jetën politike dhe qytetare.
“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës.
Lidhur me këtë, dje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Haxhiu.
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 13:59 Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 13:59 “Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
- 13:42 Kremlini: Rusia do të përfaqësohet në nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA
- 13:37 E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
- 13:27 Çfarë është Mali Kazmë, objekti sekret i Iranit që Trump thotë se SHBA-të do ta sulmojnë shumë shpejt?
- 13:27 Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu