37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera
Lufta pesëmujore me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara 37.5 miliardë dollarë, një rritje prej 8 miliardë dollarësh krahasuar me vlerësimet e publikuara në muajin maj.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një raportimi në një komision të posaçëm të Senatit, u kërkoi ligjvënësve të miratojnë një paketë të re financimi prej 87 miliardë dollarësh. Sipas tij, 67 miliardë dollarë do të përdoren për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.
Seanca u ndërpre disa herë nga protestues kundër luftës dhe u mbyll me një përplasje verbale mes Hegseth dhe një senatori.
Kjo ishte paraqitja e parë e Hegseth në Capitol Hill që nga rifillimi i përplasjeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit javën e kaluar, si edhe pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në rajon.
Në muajin prill, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit miratimin e një buxheti prej 1.5 trilionë dollarësh për Pentagonin për vitin e ardhshëm fiskal, çka do të përbënte rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake në historinë moderne të SHBA-së.
Ndërkohë, ushtria amerikane kreu sulme për natën e njëmbëdhjetë radhazi, ndërsa Irani iu përgjigj me kundërsulme në disa zona të Lindjes së Mesme.
Në fjalën e tij para komisionit të Senatit, Hegseth theksoi se “jetojmë në një botë të rrezikshme, që kërkon veprime të guximshme dhe të shpejta”.
“Pa këto fonde, do të përballemi me shkurtime kritike që rrezikojnë aftësinë tonë për të paguar personelin ushtarak, për të mirëmbajtur pajisjet dhe municionet, si dhe për të garantuar vazhdimësinë e operacioneve ushtarake të rëndësishme”, deklaroi ai.
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup