Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes. Filmi ka regjistruar debutimin më të madh ndërkombëtar në karrierën e Nolan, duke tejkaluar pritshmëritë.
Sipas mediave të huaja, filmi siguroi 124.5 milionë dollarë vetëm në Amerikën e Veriut, duke u renditur si hapja e tretë më e madhe e vitit 2026.
Rezultati konsiderohet edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se The Odyssey është një adaptim i një prej veprave më të njohura të letërsisë antike dhe mban klasifikimin R, i cili kufizon audiencën më të re.
Filmi ka tejkaluar gjithashtu debutimin global të Oppenheimer, i cili në fund arriti të arkëtonte rreth 975 milionë dollarë në mbarë botën.
The Odyssey, që raportohet të ketë kushtuar rreth 250 milionë dollarë, është gjithashtu prodhimi i parë artistik i xhiruar tërësisht me kamera IMAX.
Analistët besojnë se filmi ka potencialin të kalojë shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtimet globale, ndërsa pritet të vazhdojë dominimin në kinema edhe gjatë javëve në vijim.
Edhe kritika e ka pritur pozitivisht filmin, duke vlerësuar ambicien dhe mënyrën moderne me të cilën Nolan ka risjellë historinë e Odiseut. Megjithatë, disa kritikë kanë evidentuar probleme me ritmin dhe montazhin, duke theksuar se filmi arrin kulmin emocional vetëm në aktin e fundit.
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup