Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale

22 Korrik 2026 | 21:19

Danijell Grubaç nga Knezheva, si një nga personat që luftuan në anën e Rusisë në Ukrainë, është arrestuar më 21 korrik në Knezhevë, pranë Banjallukës, nën dyshimin për disa vepra penale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Sërpska njoftoi se i dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet D.G., përballet me akuza për rrezikim të sigurisë, prodhim dhe trafikim të paautorizuar të narkotikëve, si dhe prodhim dhe trafikim të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve.

Sipas autoriteteve, policia ndërhyri pasi mori njoftim se ai kishte kërcënuar një person me armë zjarri në Knezhevë. Sipas Radio Evropa e Lirë, kallëzimi është bërë nga xhaxhai i Grubaçit, i cili deklaroi se ndihej i kërcënuar prej tij.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia sekuestroi një pushkë automatike, një pistoletë, 182 fishekë, 177 bimë të dyshuara si kanabis, si dhe tokë të përgatitur për kultivimin e mëtejshëm të tyre.

Bashkë me Grubaçin u arrestuan edhe tre shtetas serbë, të dyshuar për prodhim dhe trafikim të paautorizuar të narkotikëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026