Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do ta shkatërrojë një urë ose një termocentral në Iran, sa herë që Teherani e sulmon ndonjë anije në Ngushticën e Hormuzit.
“Nga ky çast e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, predhë, dron apo me çfarëdo pajisjeje ose arme tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe do të shkatërrojnë një urë ose një termocentral”, shkroi Trump në një postim në rrjetin Truth Social.
Kërcënimi nga Trump vjen gjithashtu pasi forcat përfaqësuese të Iranit në Jemen, huthët, kërcënuan me sulme ndaj një rruge tjetër jetike për transportin e naftës botërore.
Pesë cisterna nafte ndryshuan kurs në Detin e Kuq të mërkurën për të shmangur Ngushticën Bab el-Mandeb, një ditë pasi kërcënimi i huthëve për të bllokuar eksportet saudite të naftës nxori në pah një rrezik të ri për furnizimet globale me naftë, si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit.
Tri cisterna të ngarkuara me naftë saudite për Kinën dhe Indinë u kthyen mbrapsht të martën.
Në përgjigje të kërcënimit të Trumpit ndaj infrastrukturës iraniane, një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi më 22 korrik se “asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt”, nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë kërcënimin e presidentit Trump për t’i goditur urat dhe termocentralet iraniane si përgjigje ndaj sulmeve mbi anijet në Ngushticën e Hormuzit.
“Nëse siguria jonë nuk garantohet, asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt”, shkroi në rrjetin X Mohammad Baqer Qalibaf, kryetar i Parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet për armëpushim.
Qalibaf tha gjithashtu se siguria në Ngushticën e Hormuzit mund të rikthehet vetëm “në mungesë të forcave amerikane”, duke shtuar se “situata në ngushticë nuk do të kthehet më në gjendjen që ishte para luftës”.
Bllokada pothuajse e plotë e Ngushticës së Hormuzit nga Irani në Gjirin Persik ka nxitur rritjen e inflacionit në mbarë botën, ndërsa rreziku i ri për transportin detar nga Huthët, të cilët kontrollojnë zona pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, i çoi çmimet e naftës pranë nivelit më të lartë në gati gjashtë javë.
Miliona fuçi naftë saudite në ditë janë transportuar drejt portit Yanbu të Arabisë Saudite në Detin e Kuq për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.
Nëse dërgesat nuk mund të kalojnë përmes Ngushticës jugore Bab el-Mandeb në Detin e Kuq, ato kanë vetëm rrugën veriore përmes Kanalit të Suezit, gjë që zgjat udhëtimin me javë të tëra dhe rrit ndjeshëm kostot e transportit dhe transitit.
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 09:11 LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë
- 09:10 Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët
- 08:58 Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri