Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, protesta e kësaj të enjteje po zhvillohet paralelisht me seancën plenare në Kuvend. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt godinës së Parlamentit. Tubimi përkon me nisjen e punimeve parlamentare në orën 10:00, çka ka sjellë edhe një mobilizim të gjerë të strukturave të rendit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë duke angazhuar rreth 500 punonjës policie në terren. Organet e rendit kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë, i cili shtrihet nga zona e “Toptanit” deri te rruga e Elbasanit. Gjithashtu, rreth godinës së Kuvendit është vendosur edhe gardhi metalik për të parandaluar çdo incident të mundshëm gjatë zhvillimit të tubimit.
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë
- 09:43 Tensionet jashtë Kuvendit, policia shpërndan me ujë protestuesit (VIDEO)
- 09:43 Konferenca e Kryetarëve, opozita debat për mosrealizimin e Reformës Territoriale