Konferenca e Kryetarëve, opozita debat për mosrealizimin e Reformës Territoriale
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debata të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës, ku në qendër të diskutimeve ka qenë e ecuria dhe e ardhmja e Reformës Territoriale.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me një dokument të mbërritur në adresë të deputetëve, duke vënë në dyshim legjitimitetin dhe origjinën e tij.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi drejtuesit e Kuvendit për papërgjegjshmëri në administrimin e dokumenteve zyrtare, duke theksuar se Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale nuk ka miratuar asnjë raport përfundimtar.
Bardhi shtoi se një dokument nuk mund të protokollohet apo të shqyrtohet në Kuvend pa kaluar më parë në filtri-n e komisionit përkatës, duke ironizuar procedurën e ndjekur.
“Na ka ardhur dje një e-mail me një raport për reformën territoriale. Ne nuk e dimë se nga vjen ky dokument dhe nuk sqarohet askund origjina e tij. Kuvendi nuk mund ta trajtojë në këtë mënyrë. Nuk mundet që Kryetari i Kuvendit të sjellë dokumente për të cilat nuk dihet se nga vijnë.
Prandaj e pyes Kryetarin e Kuvendit: ku e ka marrë këtë dokument? Komisioni për Reformën Territoriale nuk ka miratuar asnjë dokument. Prandaj duhet të bëhemi seriozë. Nuk mund të marrim një dokument, sikur Arbi Mazniku të ketë shkruar një doktoraturë, dhe ta sillni ju këtu. Si mund të vijë një dokument në Kuvend pa kaluar më parë në komision?
Po ju them se komisioni nuk e ka kryer punën. Ka pasur shtatë detyra dhe janë realizuar vetëm dy. Në planin e punës janë 16 pika, nga të cilat janë realizuar vetëm tre. Komisioni nuk ka kryer as konsultat e parashikuara. Prandaj kemi kërkuar shtyrjen e afatit të komisionit”, tha ai.
U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit
Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit
- 11:16 Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)