124 vjet e 8 muaj burg për “Avdylajt”, Apeli lë në fuqi dënimin Shkallës së Parë për grupin kriminal
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë për grupin Avdylaj.
Shtatëmbëdhjetë personat, mes tyre Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha apo dhe Admir Hoxha u dënuan në total me 124 vite e 8 muaj burg.
Pjesëtarët e grupit kriminal u hetuan dhe akuzuan për laboratorin drogës në Has, kapur në vitin 2018.
Personat e dënuar u arrestuan në shtator 2018 në operacionin “Volvo-4”, pas përgjimeve për dyshime në përfshirjen e trafiku të drogës. Pikërisht nga përgjimet u zbulua se disa prej të akuzuarve ishin përfshirë dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 2017 në Qarkun e Durrësit.
Altin Avdylaj dhe grupi i tij akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata prodhonin heroinë në laboratorin e Hasit dhe më pas e trafikonin atë jashtë shtetit.
Shtatëmbëdhjetë të hetuarit u gjetën fajtorë edhe në Apel për akuzat e trafikut të narkotikëve, por edhe grupit kriminal.
Dënimi
- Gjevi Ndoka, 8 vjet 8 muaj
- Altin Avdyli, 6 vjet 8 muaj
- Esat Mehmeti, 10
- Petrit Suljemani, 8 vjet 8 muaj
- Sajmir Sulejmani, 8
- Hajri Seferi, 10 vjet 8 muaj
- Orges Jahoelezi, 6 vjet 8 muaj
- Shkëlqim Avdyli, 4 vjet 8 muaj
- Mario Zeqiri, 4 vjet 8 muaj
- Elton Shehaj, 4 vjet 8 muaj
- Ardit Gjyriqi, 4 vjet 8 muaj
- Admir Hoxha, 12 vjet
- Hekuran Hoxha, 10 vjet 8 muaj
- Vehbi Berushi, 8 vjet
- Anila Shuti, 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove
- Xhavit Shyti, 8 vjet
- Flamur Çela, 8 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta