KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Kariqi dhe Maksim Sota
Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorët Edmond Kariqi dhe Maksim Sota.
Këto vendime janë marrë nga KLP, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Kariqin dhe “arrest shtëpie” për Maksim Sotën.
Të dy prokurorët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur. Prokurorët kanë të drejtë për të bërë ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Ndërkohë, në vend të Edmond Kariqit, si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, është vendosur prokurori Xhevahir Lita. Ky i fundit do të jetë në këtë detyrë për 3 muaj, deri në 4 tetor 2021.
Po kështu, ai do të ushtrojë detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, deri më 4 janar të 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta