Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
Shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) shkarkoi nga detyra kryeprokurorin Karim Khan të premten, thanë diplomatët për Associated Press, duke shënuar shkarkimin e parë të një kryeprokurori në historinë e gjykatës.
125 shtetet anëtare të GJPN-së votuan me shumicë dërrmuese për të shkarkuar Khan nga detyra pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.
Ky veprim shënon shkarkimin e parë ndonjëherë të një kryeprokurori të GJPN-së. Khan ishte pezulluar përkohësisht në qershor, ndërsa akuzat u shqyrtuan pasi një raport i brendshëm zbuloi se ai kishte kryer shkelje të rënda, një gjetje që ai e hedh poshtë me forcë.
Sipas dokumenteve, Khan kishte një marrëdhënie seksuale me gruan dhe dyshohet se u përpoq ta dekurajonte atë që të vazhdonte me ankesën e saj.
Një raport i mbikëqyrjes së pavarur zbuloi se ai kishte kryer “shkelje të rëndë të detyrës”, megjithëse Khan i mohon akuzat.
Kryeprokurori i GJND-së është pezulluar në pritje të procedurave gjyqësore për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
Shkarkimi i Khan vjen ndërsa GjPN-ja përballet me presion në rritje nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e cila tashmë ka vendosur sanksione ndaj tij dhe një duzine punonjësish të tjerë të GjPN-së.
Sanksionet u vendosën në përgjigje të urdhër-arresteve të GJPN-së për zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Gaza, si dhe hetimet e gjykatës mbi personelin amerikan në Afganistan.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po nisnin një “fushatë gjithëpërfshirëse për të shtypur kërcënimin që Gjykata Ndërkombëtare Penale paraqet për sovranitetin e SHBA-së”.
Rubio tha se SHBA-të do të ushtrojnë presion mbi shtetet anëtare që të tërhiqen nga institucioni, do të sanksionojnë organizatat që bashkëpunojnë me gjykatën dhe do t’u mohojnë punonjësve të saj hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Vendet që “përfitojnë nga ombrella e sigurisë së SHBA-së” duhet të nxiten të refuzojnë juridiksionin e gjykatës mbi qytetarët amerikanë.
Largimi i Khan nuk ka ndikim të menjëhershëm në urdhër-arrestet e lëshuara tashmë. Vendimet nëse ato mbeten në fuqi merren vetëm nga gjyqtarët e GJPN-së.
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore