Drejtori i Zjarrfikëses sqaron se në ngjarjen e Velipojës ka pasur rrjedhje gazi
Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Shkodër, Agrin Dibra sqaroi se nuk ka pasur shpërthim, por rrjedhje gazi në hotelin në Velipojë, ku mbetën të plagosur 4 anëtarët e familjes Gjoka.
“Kjo është një rrjedhje gazi e bombolave të kampingut që fatkeqësisht janë jashtëzakonisht të rrezikshme, sidomos në pjesën e Velipojës, pasi këto bombola rrinë gati 10 muaj pa u përdorur”, u shpreh z. Dibra, teksa shtoi se gominat e bombolave forcohen dhe kur vendosen sërish në punë, këto krijojnë rrjedhje gazi.
Për ngjarjen e një dite më parë mungesa e dëshmive të personave të familjes e vështirëson hetimin.
Aktualisht 4 familjarët e plagosur janë duke marrë mjekim intensiv në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.
Nëna është në gjendje disi më të stabilizuar me djegie në 60 për qind të trupit, ndërsa tre fëmijët janë në gjendje më të rënduar, me 85-90 për qind diegie të trupit.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Me djegie në 90 për qind të trupit”, mjekët thonë se hedhja në pishinë nuk i ndihmoi të plagosurit e Velipojës
- I afërmi i familjes së plagosur nga shpërthimi në Velipojë: Erdhën një ditë më parë për të pastruar hotelin
- Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje, mes tyre një fëmijë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta