Në datat 7-9 korrik maturantët mund të plotësojnë formularët A1/A1Z
Maturantët kanë mundësi të aplikojnë sërish për formularët A1/A1Z.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook, e cila bën të ditur se kjo procedurë mund të kryhet mes datave 7 dhe 9 korrik.
“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021. Suksese të gjithëve!” – shkruan ministrja.
Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan provimeve të Maturës Shtetërore.
Pak javë më parë, maturantët zhvilluan protesta në disa qytete të vendit, pasi pretendonin se pyetjet e testit të matematikës nuk kishin lidhje me lëndën që kanë zhvilluar në shkollë.
Nuk mungoi edhe një reagim nga ministria për këtë protestë, ku u njoftua se një grup ekspertësh kishte filluar vlerësimin e nivelit të vështirësisë për çdo pyetje në test dhe në rast se ato tejkalonin nivelin e parashikuar, do të bëhej një rishikim i shpërndarjes së pikëve në test dhe në mënyrën e vlerësimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta