Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si ngjyra dhe pastërtia e ujit, vlerësimet në Google Maps dhe kushtet klimatike.
Për të hartuar renditjen, ekipi i Beach.com bashkëpunoi me 58 ekspertë të udhëtimeve, krijues përmbajtjeje dhe autoritete lokale, të cilët përzgjodhën fillimisht 226 plazhe nga e gjithë bota.
Më pas u analizuan të dhënat satelitore të NASA MODIS-Aqua për ngjyrën dhe kthjelltësinë e ujit, mbi 93 mijë komente në Google Maps për aksesin, ambientin, shërbimet dhe përvojën e vizitorëve, si dhe faktorë të tjerë si afërsia me aeroportet kryesore dhe periudhat më të favorshme klimatike për pushime.
Në vendin e parë u rendit Trunk Bay, në ishullin Saint John të Ishujve të Virgjër Amerikanë. Sipas ekspertëve, plazhi dallohet për ujin e kristaltë me ngjyrë blu, rërën e bardhë dhe motin e favorshëm për vizita gjatë rreth 10 muajve të vitit.
Në vendin e dytë u rendit Elafonissi Beach në Kretë, Greqi, i njohur për rërën rozë dhe lagunën me ujë të cekët, që e bën një destinacion ideal për familjet.
Në mesin e dhjetë plazheve më të mira në botë u renditën edhe Golden Horn (Zlatni Rat) në Kroaci, në vendin e pestë, dhe Praia da Falésia në Algarve të Portugalisë, në vendin e nëntë.
Studimi synon të ofrojë një renditje sa më objektive të plazheve më të mira në botë, duke kombinuar opinionin e ekspertëve me analizën e të dhënave shkencore dhe përvojat e mijëra vizitorëve.
Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive