Kreu i Sindikatës së Policisë: Lëvizjet e fundit nuk mund të quhen reformë
Nëntë drejtorë qarqesh u ndryshuan sot me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Këto lëvizje siç është shprehur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi janë bërë për të thelluar reformat në strukturat policore.
Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta lëvizjet e sotme nuk i quan reformë, por thjesht “rokadë radhe në polici”.
“Ne e kemi ditur që kur ministri u prononcua për lëvizje, por gjithsesi këto lëvizje mund t’i quajmë rokadë në Policinë e Shtetit dhe për të rifreskuar punën e policisë, u bënë këto ndryshime, por kjo nuk mund të quhet reformë, por rifreskim”, theksoi ai.
Ai u shpreh për Euronews Albania se reforma e thellë duhet të nisë nga baza dhe jo siç është bërë deri tani, duke ndryshuar thjesht drejtorët e policisë.
“Këto ndryshime ishin të imponuar për shkak të situatës, nëse do ketë reformë, qeveria duhet të fillojë tek baza e policisë”, theksoi ai.
Sipas tij, punonjësit e Policisë punojnë në kushte të vështira dhe me orë të zgjatuara, dhe kjo ka bërë që rendimenti i tyre të jetë i ulët.
“Faktorët janë mostrajtimi i punonjësve të policisë. Ka që në 2014, që punonjësit e policisë punojnë me orë të zgjatura”, theksoi ai.
Nga lëvizjet në rang drejtues nuk është vlerësuar të lëvizin drejtorët e Policisë së Tiranës, Gjirokastrës dhe Dibrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta