Majlinda Bregu: Procesi i integrimit e ka humbur magjinë

5 Korrik 2021 | 21:40

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë treguar efikasitet për të përthithur projekte dhe fonde të mjaftueshme nga Bashkimi Evropian.

Kështu u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë intervistës në “Raw Politics”.

“Për të patur projekt rajonal, duhen ide rajonale dhe lobime nëpër banka. Ne nuk jemi të suksesshëm për të përthithur projekte rajonale. Flas për të gjithë rajonin, sepse e kuptoj se gjuha vete ku dhemb dhëmbi, por jam e detyruar të flas për rajonin”, tha Bregu.

Ajo foli për diskutimin e sotëm në Samitin e Berlinit, ndërsa tha se mesazhi kryesor që u përcoll ishte: që problemet bilaterale midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëhen kurrsesi pengesë për agjendën e zhvillimit rajonal.

“Mesazhi i sotëm edhe pse ishte samiti i fundit nën drejtimin e Merkel, ishte vijimi i bashkëpunimit rajonal dhe për të mos lejuar që problemet bilaterale të rëndojnë mbi agjendën rajonale”, tha ajo.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, znj. Bregu tha se rruga evropiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor po zvarritet për faktin se Bashkimi Evropian e ka humbur “magjinë e dikurshme”.

“Prej nëntorit të vitit të kaluar ka një plan, që quhet tregu i përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor të gjashtë vendeve. Është një projekt, i cili sot nuk e ka atë magjinë që ka pasur dikur. Ne nuk mund të presim edhe 30 vjet të tjera në rajon, që të themi se jemi vend anëtar i BE-së, kur vendet anëtare të BE kanë probleme me njëri-tjetrin dhe me bashjetesën e tyre”, theksoi znj. Bregu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij...
22:04 | 26/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021