Johnson prezanton planin për heqjen e masave anti-COVID në Britani të Madhe
Ditën e hënë, kryeministri britanik, Boris Johnson prezantoi planin për t’i dhënë fund kufizimeve sociale dhe ekonomike të COVID-19, në dy javët e ardhshme.
Kufizimet ligjore, përfshi dhe mbajtjen e detyruar të maskës dhe kufizimet për numrin e personave që mund të qëndrojnë së bashku, janë disa nga masat që do të hiqen.
Ky plan konsiderohet edhe një test për të parë nëse shpërndarja e vaksinës ofron ose jo mjaftueshëm mbrojtje ndaj variantit me transmetueshmëri të lartë, atij ‘Delta’.
Johnson deklaroi se njerëzit nuk duhet të ulin vigjilencën, teksa paralajmëroi se variantet që ulin efektshmërinë e vaksinave mund të risjellin vendosjen e kufizimeve në të ardhmen.
I pyetur nëse do të vazhdonte të mbante maskën, ai tha se kjo do të varej nga rrethanat.
“A do të vazhdoj të mbaj maskë? Mendoj se, siç kam thënë edhe më parë, kjo do të varet nga rrethanat. Dhe unë mendoj se ajo që ne duam të arrijmë është që të kalojmë nga vendosja e diktuar e rregullave në ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë individuale të çdo njeriu. Normalisht që ka ndryshim të udhëtosh në një tren plot me njerëz dhe të qëndrosh në darkë vetëm në park”, deklaroi ai.
Britania e Madhe është vendi i shtatë në botë për sa i përket fataliteteve nga COVID-19 dhe kryeministri Johnson është akuzuar shpesh mbi implementimin e ngadaltë të masave gjatë 3 valëve të coronavirusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta