Zyrtarët e lartë dhe njerëzit e drejtësisë që ranë në pranga gjatë vitit të fundit

6 Korrik 2021 | 11:30

Fatos Tushe është i pari kryebashkiak në detyrë që akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre, që nga koha kur është krijuar kjo strukturë. Ai ra në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi një hetimi të SPAK.

Më herët, dy ish-kryebashkiakë, pasi përfunduan detyrën, Zamira Rami e Gjirokastrës dhe Adem Lala i Hasit, u akuzuan nga SPAK për shpërdorim detyre.

Të parët e qyteteve nuk janë të vetmit të vënë në lupën e SPAK, pasi deri më tani janë të përfshirë edhe njerëzit e drejtësisë.

Gjatë vitit të fundit, me urdhër të SPAK janë arrestuar 3 prokurorë dhe 2 gjyqtarë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv si dhe shpërdorim detyre.

Maksim Sota, prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë ishte magjistrati i pestë i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Më herët, po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, prokurori i Sarandës, Sali Hasa, ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha si dhe ajo e Korçës, Mimoza Margjeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026