Nëna dhe tre fëmijët e lënduar nga shpërthimi në Velipojë dërgohen në Itali për kurim

6 Korrik 2021 | 13:15

Familja e të lënduarve nga shpërthimi i disa bombolave të gazit në Velipojë është nisur sot për në Itali, për kurim të specializuar.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se familja u nis për në Itali rreth orës 12:00 të ditës së sotme.

Katër familjarët e plagosur kanë marrë mjekim intensiv në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT gjatë këtyre ditëve dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e rëndë.

Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e të dielës, në hotelin që ishte në pronësi të kësaj familjeje, gjatë kohës që këta të fundit po bënin përgatitjet për të pritur pushuesit për sezonin veror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026