Lihen në burg mjekët dhe infermierja që morën ryshfet për të plagosurin në Velipojë
Është dhënë masa arrest me burg për dy mjekët e Spitalit të Traumës dhe infermieren në Shkodër, që u akuzuan se kanë marrë para për të operuar 17-vjeçarin e plagosur në ngjarjen e Velipojës.
Kjo masë u dha sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa dy mjekët dhe infermierja u arrestuan të hënën.
Mjeku Ervin Sulaj ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti, duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli. Ndërkohë mjeku tjetër, kirurgu Serdi Memini, nuk ka qenë i pranishëm në sallë për shkak se është shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por është përfaqësuar nga avokati i tij.
Avokatët mbrojtës të dy mjekëve kërkuan që ndaj të dyshuarve të mos caktohet asnjë masë sigurie dhe madje të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ka qenë bashkëshortja e shtetasit Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren e Shkodrës, Diellë Macaj, duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 50.000 mijë lekë doktorit, por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.
Me 27 qershor në Velipojë u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe 17-vjeçari Elmidin Dyli.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta