Kryebashkiakët përballë drejtësisë nga akuzat për korrupsion te problemet me dekriminalizimin
Fatos Tushe është i pari kryebashkiak në krye të detyrës që akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre që nga krijimi i kësaj strukture të re në sistemin e drejtësisë.
Tre ish-kryebashkiakë të tjerë, Zamira Rami e Gjirokastrës, Rexh Byberi i Tropojës dhe Adem Lala i Hasit janë akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre pas mbarimit të mandatit.
Deri tani Zamira Rami është e vetmja që është dënuar me një vit burg për abuzim me detyrën nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit.
Ish-kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi që në mars të këtij viti, është në hetim nga SPAK pëë dhënie leje ndërtimit në një vend të mbrojtur në komunën Margegaj.
Ndërsa në qershor të vitit 2020, SPAK nisi hetimet për kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për privatizimin e një ndërtesë, i cili më pas u anulua. Por në shtator 2020, Gjykata e Antikorrupsion e shpalli të pafajshëm.
Në radhët e kryebashkiakëve që u përballën me drejtësinë është edhe Shpëtim Gjika, ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, i cili në vitin 2015 u arrestua si i dyshuar për shpërdorim detyre.
Në vitin 2018, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi u akuzua për fshehjen e dënimit në formularin e dekriminalizimit. Gjika u shpall i pafajshëm ndërsa Roshi u dënua me 60 orë punë në komunitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta