Avokati Gjokutaj thotë se nevojitet plotësimi i BKH për mirëfunksionimin e SPAK

6 Korrik 2021 | 16:42

Avokati Genc Gjokutaj tha se arrestimi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, është provë se puna e SPAK ka nisur dhe nuk ka vend për mosbesim.

Sipas tij, vetëm dëshira për goditjen e krimit nuk mjafton, andaj duhen marrë urgjentisht masa për plotësimin me hetues të BKH-së, në mënyrë që puna e nisur nga SPAK të vijojë me intensitet dhe si një proces i rregullt ligjor.

Pavarësisht vullnetit të mirë të prokurorëve të SPAK për të hetuar ngjarjet, mungojnë njerëzit të cilët duhet të hetojnë pistat, tha Gjokutaj, ndërsa shtoi se për arrestimin e Fatos Tushes beson që provat janë të mjaftueshme.

“Bashkia e Lushnjës nuk është thelbi i korrupsionit në Shqipëri,” – tha avokati ndërsa theksoi se shpreson në sqarimin e çështjes me provat që disponon organi i akuzës, në mënyrë që ky të jetë rast i krijimit të një precedenti të shëndoshë në mbarëvajtjen e punës së SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026