Argjentina e Mesit kalon në finalen e Kupës së Amerikës

7 Korrik 2021 | 08:47

Argjentina ka siguruar një fitore dramatike në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Ekipi i Lionel Mesit arriti të mposhte vetëm me 11-metërsha Kolumbinë pasi rezultati i kohës së rregullt përfundoi 1-1.

Heroi i ndeshjes ishte Emiliano Martinez, pasi portieri që luan për Aston Villën arriti të priste tri penallti.

Gjatë 90 minutave, rezultati përfundoi barazim ku ishte fillimisht Argjentina që kaloi në avantazh me anë të Lautaro Martinez.

Edhe pse Argjentina u duk se po kontrollonte ndeshjen, trajneri i Kolumbisë, Reinaldo Rueda bëri tri zëvendësime duke i dhënë më shumë frymëmarrje ekipit.

Me anë të një goditjeje dënimi, Luis Diaz barazoi rezultatin në minutën e 61’, që më  pas nuk ndryshoi deri në fund të kohës së rregullt edhe pse Martinez dhe Mesi humbën në raste të arta.

Finalja e Kupës së Amerikës do të diskutohet mes Brazilit dhe Argjentinës ku dueli final do të luhet në stadiumin legjendar të “Maracana” në Rio de Janeiro më 11 korrik.

Kjo do të jetë një tjetër mundësi për yllin e Barcelonës që të fitoi një trofe të rëndësishëm me vendin e tij, por për të arritur këtë do të duhet të mposhtin kampionët në fuqi të Amerikës Latine të udhëhequr nga ish-shoku i tij i ekipit, Neymar.

LEXONI GJITHASHTU:

Italia bëhet finalistja e parë e Euro 2020, eliminojnë Spanjën me penallti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026