Arrestohet pronari i gomisterisë ku humbi jetën 23-vjeçari
Një 23-vjeçar humbi jetën dje në Durrës gjatë punës në një gomisteri si pasojë e shpërthimit te një gome kamioni.
Një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar pronarin e gomisterisë XH.D., 54 vjeç me akuzën se nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë në vendin e punës.
Në hetim është marrë dhe shoferi i ambulancës, qytetari T.L., 37 vjeç, pasi sipas dëshmive ka pasur vonesë për të shkuar në vendin e ngjarjes.
Shpërthimi i gomës gjatë fryrjes së saj është një fenomen që ndodh rrallë por shpesh ngjarje të tilla përfundojnë në fatalitet.
Një nga kushtet e sigurisë për të shmangur raste të tilla është ndjekja e kushteve të sigurisë, ku goma fryhet e vendosur brenda një strukture metalike.
Inspektoriati i Punës ka konfirmuar për Euronews Albania se për periudhën janar-maj 2021, janë aksidentuar 66 persona në vendin e punës, ku 9 prej tyre kanë humbur jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nëna dhe tre fëmijët e lënduar nga shpërthimi në Velipojë dërgohen në Itali për kurim
- Gjirokastër, humb jetën punonjësi i OSHE-së nga kontakti me rrymën elektrike
- Shembje në minierën e Bulqizës, humb jetën minatori 35-vjeçar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta