KAS lë në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës

7 Korrik 2021 | 11:46

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr nga detyra kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Një javë më parë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që Ismailaj të vazhdojë të drejtojë Bashkinë Mallakastër edhe pse ishte i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Sipas, PD-së vendimi për kryebashkiakun është i padrejtë dhe i jashtligjshëm. Përfaqësuesi, Ivi Kaso u shpreh se Ismailaj ka qenë i ndaluar kur është zgjedhur në krye të Bashkisë Mallakastër.

Qerim Ismailaj është dënuar pas një konflikti fizik me pronarin e një kompanie ndërtimi, ku kryebashkiaku ka punuar në vitin 1999.

Ndërkaq, paradites e së martës, u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe për shpërdorim detyre. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të kryer me urdhër të SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026