Thirrjet e BE-së dhe OSBE-së për kreun e AMA-s, të vonuara, thotë eksperti i komunikimit

7 Korrik 2021 | 12:40

“Kam përshtypjen se janë pak të vonuar me këtë, pasi dihej qasja e maxhorancës për emrat e propozuar dhe nxitimi për të mbyllur këtë çështje përpara se të vinte parlamenti i ri në shtator”.

Kështu u shpreh pedagogu i shkencave të komunikimit, Erlis Çela teksa komentoi në Euronews Albania thirrjet e delegacionit të BE-së dhe OSBE-së që shtyhet për në shtator votimi për kreun e AMA-s.

Z. Çela shtoi se thirrjet e delegacionit të BE-së dhe OSBE-së janë me vend dhe se duhet të dëgjohen nga Kuvendi.

Sa i përket nismës së maxhorancës për të votuar në seancën e sotme të Kuvendit emrin e ri të kreut të AMA-s, ai theksoi se ky do të ishte një vendim jo i duhur, në një kohë jo të duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026