Armela Krasniqi zgjidhet kryetare e re e AMA-s
Armela Krasniqi është zgjedhur kryetarja e re e Autoritetet të Medias Audiovizive (AMA), pasi mori shumicën e votave në Kuvend.
Përveç Krasniqit, për drejtimin e AMA-s pati shprehur interes dhe Alketa Dibra.
Krasniqi ka drejtuar Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe më herët Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri, ndërsa gjatë viteve 1990-2000 ka qenë gazetare dhe moderatore.
Votimi i saj në krye të AMA-s u kritikua nga opozita, ndërsa më parë delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri patën kërkuar shtyrjen e procesit.
BE kërkon që të garantohet pavarësi e plotë për rregullatorët kombëtarë të mediave, përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit, apo dhe anëtarëve të bordit të AMA-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta