Marrëveshja e Uashingtonit shkakton debat mes Kurtit dhe Hotit
Albin Kurti dhe paraardhësi i tij, Avdullah Hoti kanë replikuar në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar nga z. Hoti.
Sipas z. Kurti, kjo marrëveshje shërbeu për t’i hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë presidentit serb Vuçiç, si dhe e izoloi Kosovën duke bërë që të mos anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.
“Do të ishte e pamundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish-Jugosllavi, ministrin e Informatave të Millosheviçit ta mirëpresë pa ia shtruar paraprakisht qilimin e kuq, pikërisht dikush nga vendi i viktimave dhe askush më pak se sa kryeministri i atëhershëm”, u shpreh z. Kurti.
Albin Kurti foli edhe për fizibilitetin e Ujmanit, që ka dalë nga marrëveshja e 4 shtatorit ku bëhet fjalë për ndarjen dhe shfrytëzimin me Serbinë të liqenit të Ujmanit. Z. Kurti theksoi se “do t’i përdorin të gjitha argumentet për këtë pasuri natyrore të Kosovës”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Marrëveshja e Uashingtonit, Kosova dhe Serbia nuk shfaqin interes për ta zbatuar
- Hoti paralajmëron Kurtin: Zbato marrëveshjen e Uashingtonit, përndryshe nuk e ke të gjatë në qeveri
- SHBA i dorëzon Kosovës dhe Serbisë studimin për liqenin e Ujmanit
- ”Nga Ujmani te minischengen”, Kosova miraton planin me 16 pika
- Albin Kurti: I qëndroj çdo deklarate të bërë për liqenin e Ujmanit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta