Parashikohet rritje e ekonomisë, Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar
Ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë këtij viti dhe dy viteve në vazhdim.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se parashikohet një rritje të mirë ekonomike, mbi 5%.
“Kjo rritje do shoqërohet me zgjerim të punësimit dhe rritje të pagave duke krijuar kështu premisa për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022”, u shpreh guvernatori.
Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5% dhe të lërë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, përkatësisht në 0.1% dhe 0.9%.
“Përmirësimi i kërkesës për kredi dhe kushtet e favorshme të ofertës, kanë sjellë një rritje relativisht të shpejt të kreditimit. Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 7.8% në muajin maj, kundrejt një norme mesatare rritjeje prej 6.8% gjatë vitit 2020. Përtej rritjes së përgjithshme të portofolit, dinamikat e kreditimit mbartin sinjale të tjera pozitive”, tha z.Sejko.
Megjithatë, sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ekonomia shqiptare është larg normalizimit të plotë të aktivitetit të saj. Ky proces, tha guvernatori duhet të vijojë të mbështetet nga politika stimuluese.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta