Dialogu Kosovë-Serbi, palët akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

8 Korrik 2021 | 11:11

Për dy ditë radhazi në Bruksel u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të deritashme.

Pala kosovare e kryesuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha “se pala serbe nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj marrëveshjeve”.

Nga ana tjetër, edhe pala serbe e kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, deklaroi se pala kosovare gjatë bisedimeve asnjëherë nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Takimet e delegacioneve kosovare dhe serbe në Bruksel janë parapërgatitje për takimin e radhës të nivelit të lartë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it që pritet të zhvillohet në fund të korrikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026