Kuvendi i Kosovës shkarkon anëtarët e bordit të RTK-së

8 Korrik 2021 | 14:01

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Votimi për shkarkimin e 8 anëtarëve është kryer për secilin anëtar veç e veç, një propozim i bërë ky nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca.

Opozita ka kundërshtuar shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së, duke thënë se është një shkarkim politik dhe me qëllim që të kontrollohet bordi i ri që do të emërohet.

Pas shkarkimit nga Kuvendi, ka reaguar edhe bordi i RTK-së, ku me anë të një deklarate para mediave e ka cilësuar veprimin e sotëm si politik, antiligjor dhe ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026