“Do na marrë në pyetje SPAK”, përgjimet që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjës

8 Korrik 2021 | 16:13

“Do na marrë në pyetje SPAK”; Ky një fragment i shkëputur nga bisedat e punonjësve të Bashkisë së Lushnjës sapo ata informohen se SPAK ka nisur hetim. Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore në përgjigjet e të cilave një prej zyrtarëve të bashkisë thotë se u është bërë mbledhje për t’i udhëzuar se çfarë do i thonë prokurorëve.

Pjesë e dosjes së përgjimeve:

Punonjësi 1:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni.

Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër.

Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri.

Punonjësi 2: Po ajo çne.

Punonjësi 1: Është njësi ajo. Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë.

Punonjësi 2: Ti?

Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë.

Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot.

Punonjësi 2: Kush tha.

Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot.

Punonjësi 2: Epo mirë.

Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje.

Punonjësi 1: Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Mes bisedave të përgjuara janë dhe ato të dy biznesmenëve për tenderin abuziv të rehabilitimit të kanalit ujitës. Këta të fundit janë kushërinj me njëri-tjetrin si dhe miq të kryebashkiakut, Fatos Tushe dhe drejtorit të bashkisë, Flamur Peqini.

Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në Whatsaap apo këtu se nuk ka naj gja

Bujar MuratiJo ore po fol se për punën flasim ne ça të duam.

Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë?

Bujar MuratiDo e bëjmë me nënkontraktim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit.

Ibrahim Lami: rregull…tashi ata m’i presin mua faturat?

Bujar MuratiAta të inerteve. Po ty do të t’i presin…jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe ma mirë se na ndihmo noj çok…por ti merri sikur je t’u punu vetë or shok…a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tate dhe m’i kalo mua.

Ibrahim Lami: Pyetja tjetër

Bujar MuratiMë duhet një firmë se do firmos dhe vulos (Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho.

Veç tenderit në përgjimet e kryera nga SPAK evidentohen dhe paligjshmëri të tjera të kryebashkiakut mes të cilave dhe një ndërhyrje e tij për ndërtimin e një objekti pa leje.

Fatos Tushe: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajt.

I.B: Dakord, dakord.

Fatos Tushe: Hajt

11 të arrestuarit kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masat a sigurisë. Për 7 prej tyre mes të cilëve dhe kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, SPAK ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndërsa për 4 të tjerë “arrest shtëpie”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026