Kryetarja e OSBE-së: Ka efekte pozitive në dialogun Kosovë-Serbi
Po vihen re efekte pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, tha në Prishtinë kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ann Linde, duke shtuar se por palët duhet të jenë konstruktive për t’i adresuar problemet afatgjata.
“Mendoj se bashkëpunimi konstruktiv është kyç në këtë aspekt. Kur është fjala për procesin aktual të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është proces i dialogut i lehtësuar nga BE dhe mendoj se ka mundësi të adresojë problemet afatgjate dhe kontribuoj në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Unë vazhdojë të besoj fuqishëm se ka efekte pozitive në këtë dialog dhe shpresoj të vazhdojë të jetë konstruktiv”, tha Ann Linde.
Fuqizimi i rolit të gruas, paqja dhe siguria në Kosovë ishin në vetvete qëllimi i vizitës së Ann Linde. Ajo mirëpriti edhe miratimin e Konventës së Stambollit në Kosovë.
Megjithëse Kosova nuk është anëtare e OSBE-së, kryedipolamtja suedeze vlerësoi se ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së.
Vizitën e saj në Kosovë, diplomatja Linde e quajti si demonstrim për rëndësinë që OSBE i jep bashkëpunimit me Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta